Zaev në Bruksel në takime me Han, Sasoli dhe Tusk
BKT
Rajoni dhe Bota

Zaev në Bruksel në takime me Han, Sasoli dhe Tusk

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pasdite do të realizojnë takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev më pas do të ketë takim me kryetarin e Parlamentit evropian, David Maria Sasoli dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Zaev do të realizojë takim me nënkryetarin e Komisionit evropian, Frans Timermans./mia


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota