Aktori Fatmir Spahiu merr dhuratë nga FFK një fanellë të Kosovës
BKT
Sport

Aktori Fatmir Spahiu merr dhuratë nga FFK një fanellë të Kosovës

Aktori Fatmir Spahiu ka pranuar si dhuratë një fanellë të Kombëtares së Kosovës me nofkën e tij.

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu është bërë me fanellë të personalizuar të Kombëtares.

Ai njihet si një nga fansat më të mëdhenj të ekipit të shtetit tonë dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur aktorin në zyret e Federatës, për t’i dhuruar një fanellë të personalizuar.

Në fanellën speciale, të cilën lojtarët e Kombëtares e bartën në ndeshjen kundër Anglisë, shkruan ‘BUFI’, që është edhe nofka me të cilën njihet aktori ynë.

Ai e ka postuar një fotografi nga ky takim dhe aty shihet shumë i lumtur duke qeshur në secilën foto, ndërsa ka falënderuar kryetarin Ademi.

Kështu, ëndrra e Bufit u realizua dhe ai është bërë me fanellë origjinale të Kosovës.