18:34 / 17.10.2019
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin “Marrakech 2019"
Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj.
Xhudistja jonë fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut.
Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.
Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale.























