15:38 / 19.10.2019
E ardhmja e Lucas Vazquez është në Bundesligë
Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madrid në përfundim të këtij sezoni.
28-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Zinedine Zidane dhe largimi drejt një tjetër ekipi mund të ishte zgjidhja më e mirë për sulmuesin e krahut. Në fakt klubet pretendente për spanjollin nuk kanë munguar.
Gjatë merkatos së kësaj vere, Arsenal ishte një nga skuadrat më tepër të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit, por mes dy klubeve nuk u arrit një marrëveshje, transmeton syri.net.
Tashmë janë gjermanët e Bayer Leverkusen ata që kanë shprehur dëshirën për të pasur në skuadër Vazquez, që gjithsesi pritet që këtë sezon ta mbyllë me Los Blancos.























