15:23 / 21.10.2019
Vonohet në stërvitje, Dortmund dënon Sanchon
Ylli i Dortmundit, Jadon Sancho nuk është grumbulluar për ndeshjen e fundit ndaj Borussia Monchengladbach.
Sancho shkoi me vonesë në stërvitje dhe nuk ka treguar arsyen.
Klubi gjerman vendosi ta dënojë me 100 euro yllin anglez dhe trajneri të mos e grumbullojë për ndeshjen e djeshme.
Sancho këtë sezon është në formë shumë të mirë pasi po luan në kombëtaren e Anglisë, ndërsa në Bundesligë ka shënuar tri gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Për anglezin ka shfaqur interesim United, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro.























