“Mount mund të përshtatet në Real ose Barcelonë”
BKT
Sport

“Mount mund të përshtatet në Real ose Barcelonë”

Ish-bashkëlojtari i Mason Mount, Van Bergen beson që anglezi mund të përshtatet në formacionin e Barcelonës ose Real Madridit.

Mount kaloi sezonin e kaluar si huazim te Derby Country duke shënuar 13 gola.

Ish-bashkëlojtari i tij Van Bergen ka pranuar se ka respekt të madh për të dhe ka thënë se shkaku kryesor se pse i përcjell ndeshjet e Chelseas është lojtari.

“I shoh ndeshjet e Chelseas për shkak të tij. E kishte shansin dhe e pranoj. Në Premier Ligë është lojtar i kompletuar, ndërsa në të ardhmen e shoh duke luajtur në Real Madrid ose Barcelonë. Mendoj se do të përshtatej aty”, deklaroi ai.

Mount sot pritet të luajë në formacionin e parë kundër Ajaxit, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.