Suarez dyshon në formën e Lukaku
BKT
Sport

Suarez dyshon në formën e Lukaku

Legjenda e Interit, Luisito Suarez nuk beson që sulmuesi Romelu Lukaku, do të qëndrojë në formë të mirë për një kohë të gjatë.

Lukaku u transferua në Inter gjatë afatit veror për 80 milionë euro nga Manchester United.

Për momentin futbollisti belg është në një formë të mirë, mirëpo Suarez nuk mendon se ai do të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë.

“Lukaku është lojtar i fuqishëm. Për tani është në rregull, por nuk e di nëse do të vazhdojë të jetë kur do të kemi nevojë për gola. Do të kemi nevojë për dikë me më shumë taktikë. Për momentin është duke bërë punën mirë”, deklaroi ai.

Për momentin Inter është në vendin e dytë në kampionatin italian, ndërsa sonte pret në “San Siro”, Dortmundin.