Peja e mposhti Rahovecin në derbin kosovar në Ligën Ballkanike
BKT
Sport

Peja e mposhti Rahovecin në derbin kosovar në Ligën Ballkanike

Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së parë në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur Rahovecin, në derbin kosovar të kësaj lige, që u zhvillua në palestrën "Karagaçi" me rezultat 77:54.

Çerekun e parë e nisën më mirë ‘Vreshtarët’, të cilët edhe e fituan, por më pas pejanët morën frenat e lojës në dorë dhe e mbajtën epërsinë deri në fund të ndeshjes. Në këtë garë marrin pjesë edhe Ibar Rozaje, Vllaznia dhe Academic Bultex 99. Ndeshjen e radhës Peja e luan kundër Vllaznisë, më 29 tetor, derisa Rahoveci është mikpritës i skuadrës malazeze, Ibar Rozaje, më 30 tetor.