Pompeo: E mirëpresim Maqedoninë e Veriut në NATO
BKT
Rajoni dhe Bota

Pompeo: E mirëpresim Maqedoninë e Veriut në NATO

Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo mirëpriti miratimin nga Senati të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Aprovimi nga Senati i Shteteve të Bashkuara i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO thekson angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë trans-atlantike and përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO”, theksoi Pompeo.

“ Ne mbështesim fuqishëm progresin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të ngushtë me komunitetin trans-Atlantik. Votimi i djeshëm riafirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut ndaj parimeve demokratike, shtetit të së drejtës, kontributit ndaj paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin. Ne mirëpresim së shpejti Maqedoninë e Veriut si vendin e 30 anëtarë të NATO-s “, tha ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota