12:32 / 24.10.2019
Kroos: Nuk luajmë për trajnerin
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ishte i lumtur që arritën të fitojnë në Ligën e Kampionëve.
Kroos luajti në ndeshjen e tij të 100-të, për “Los Blancos”, ndeshje në të cilën arriti të shënoj dhe fal golit klubi spanjoll arkëtoj tri pikë.
Gjermani ka thënë se kanë filluar sezonin shumë dobët, andaj kjo fitore do t’i rikthejë në formën e duhur.
“Kemi filluar sezonin shumë dobët. Fitorja kishte rëndësi dhe të gjithë jemi me trajnerin. Fitojmë ose humbasim se bashku. Nuk luajmë për Zidanen ose për një person. Luajmë për të gjithë. E dimë që duhet të përmirësohemi duke parë ndeshjen ndaj Mallorcas. Ndonjëherë nuk jemi aq keq sa të gjithë thonë”, deklaroi ai.
Reali këtë të shtunë do të luante me Barcelonën, por ndeshja është shtyrë.























