Barça do ta lërë të lirë në janar, Interi insiston për Rakiticin
BKT
Sport

Barça do ta lërë të lirë në janar, Interi insiston për Rakiticin

Përveç yllit kroat në opsion të zikaltëve janë edhe mesfushorët Arturo Vidal e Nemanja Matic.

Interi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. Zikaltrit ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Sipas mediumit “El Desmarque”, klubi italian është i gatshëm t’i paguajë 38 milionë euro për mesfushorin kroat.

Ish-futbollisti i Sevillës këtë sezon ka përfunduar në bankinë dhe Barça po planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.

Interesim për Rakiticin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Ai i ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë sezon në La Liga. Ndërkohë, në alternativë Interi i ka mesfushorin tjetër të Barçës, Arturo Vidal dhe atë të Manchester Unitedit, Nemanja Matic.