Të korrigjohet gabimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Të korrigjohet gabimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Vendimi i javës së kaluar të anulohet, vlerësohet si gabim strategjik i cili e prish kredibilitetin e Unionit dhe jep mesazh negativ deri tek vendet kandidate. Në linjë të njëjtë është edhe eurokomisarin Johanes Han i cili dje sërish e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike.

Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier megjithatë, thotë se nuk është vetëm Franca përgjegjëse, por edhe ato vende të cilat kanë lënë hapësirë për shpresë se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës.

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Vendimi i javës së kaluar të anulohet, vlerësohet si gabim strategjik i cili e prish kredibilitetin e Unionit dhe jep mesazh negativ deri tek vendet kandidate. Në linjë të njëjtë është edhe eurokomisarin Johanes Han i cili dje sërish e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike.

Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier megjithatë, thotë se nuk është vetëm Franca përgjegjëse, por edhe ato vende të cilat kanë lënë hapësirë për shpresë se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota