Abazi, gjest fantastik pas ndeshjes së djeshme në “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

Abazi, gjest fantastik pas ndeshjes së djeshme në “Fadil Vokrri”

Prishtina e ka fituar dje derbin ndaj Dritës me rezultatin 1-0 në golin e vetëm të shënuar nga Armend Thaqi në minutën e 82-të të ndeshjes.

E nga futbollistët më të dalluar në këtë takim, ishte mesfushori nga Gjilani, Leonit Abazi, i cili tani barte fanellën e Prishtinës.

Abazi, i cili hapat e parë në karrierën e tij i ka pasur te Drita, pas ndeshjes ka shkuar dhe i ka duartrokitur tifozët gjilanas që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit.

26 vjeçari, është transferuar këtë verë te Prishtina, ndërsa po dallohet për lojën e mirë në repartin e sulmit.