16:18 / 25.10.2019
Inter kërkon ta blindoj talentin e tyre
Debutimi i shkëlqyer i Sebastiano Esposito në Champions League ka rikthyer vëmendjen tek talenti italian si për të ardhmen që e pret por edhe për zërat e merkatos.
Në verë Interi i rinovoi kontratën deri në 2022 duke e vlerësuar ende si minoren ndërsa tani duke parë potencialin dhe rrezikun nga interesimi i Paris Saint Germain drejtuesit kanë përgatitur një tjetër ofertë rinovimi.
Bëhet fjalë për në korrikun e ardhshëm kur Esposito të bëhet 18 vjeç me terma ekonomike shumë të përmirësuar ndërsa kohëzgjatja e kontratës për 5 vitet e ardhshme e cila do të blindonte përfundimisht xhevahirin zikaltër.























