13:35 / 26.10.2019
Xhaka poston për herë të parë fotografi me vajzën e tij
Granit Xhaka është bërë për herë të parë baba dhe tani ka publikuar për herë të parë foto me vajzën e tij.
Ka ardhur në jetë fëmija i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.
Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkruar emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.























