​Arsenali mund të humbasë Ceballos
BKT
Sport

​Arsenali mund të humbasë Ceballos

Arsenali mund të mbetet pa mesfushorin Dani Ceballos në fund të sezonit.

Ceballos është huazuar nga “topçinjtë” gjatë afatit veror.

Futbollisti spanjoll ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe shumë njerëz kanë kërkuar që klubi ta blejë brenda një kohe sa më të shkurtër.

Mirëpo, një gjë e tillë ka mundësi të mos ndodhë, pasi Reali dëshiron t’i rikthejë në klub të gjithë lojtarët që i ka larguar në formë huazimi.

Lojtarët e larguar nga “Los Blancos” në formë huazimi janë Ceballos, Odegaard, Reguilon, Kubo, Hakimi.

Me rikthimin e tyre, Reali shpreson që klubet e tjera të ofrojnë më shumë dhe me ato para të blejë yllin të PSG-së, Kylian Mbappe.