​Silva: City është me fat që ka në klub De Bruyne
BKT
Sport

​Silva: City është me fat që ka në klub De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka mbrojtur bashkëlojtarin, Kevin de Bruyne, i cili po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

De Bruyne u transferua në City në vitin 2015, për 55 milionë euro, ndërsa vlera e tij është dyfishuar brenda këtyre katër viteve.

Silva ka thënë se belgu është lojtar fantastik dhe klubi është me fat që e ka në skuadër.

“Kevin është lojtar fantastik dhe jemi me fat që e kemi. Do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në të ardhmen pasi është në nivel të lartë. Sezonin e kaluar ishte i lënduar, por këtë sezon do të jetë fantastik për mua”, deklaroi ai.

City për momentin në Premier Ligë është në vendin e dytë me 22 pikë, gjashtë me pak se lideri Liverpool, i cili është i pamposhtur për momentin në kampionatin anglez.