10:51 / 28.10.2019
Rama nesër në Athinë
Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë nesër në forumin e BE me vendet e Ligës Arabe që do mbahet në Greqi.
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi raporton se Rama do mbajë një fjalim në forum në emër të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa gjatë këtij samiti pritet të zhvillohet një takim mes kryeministrit shqiptar dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është ajo e detit.
Gjithashtu gjatë takimit mes dy kryeministriave do ketë një rikthim të çësthjes së detit, që ka mbetur pezull.























