Arsenal mund të humbasë Aubameyang e Lacazette
BKT
Sport

Arsenal mund të humbasë Aubameyang e Lacazette

Arsenal mund të humbasë yjet e skuadrës nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave angleze sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette do të jenë të parët që do të largohen nga “Emirates Stadium”.

Të dy lojtarët ende nuk kanë nënshkruar kontratën e re.

Sipas disa raportimeve klubi duhet të shesë disa lojtarë nëse nuk përfundojnë në top katër këtë sezon.

Arsenal ndeshjen e radhës e ka kundër Wolwes.