19:01 / 30.10.2019
United-Barcelona, vazhdon gara për Martinezin
Manchester United e ka konfirmuar interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sipas mediave angleze përpos United edhe Barcelona është duke shfaqur interesim të madh.
“Djajtë e Kuq”, po e shohin Martinez si zëvendësimi adekuat i Romelu Lukakut që u shit në verë te Inter.
Nga ana tjetër Barcelona beson që argjentinasi është lojtari i duhur që mund të luaj pranë yllit të skuadrës Lionel Messi, më të cilin luan në Kombëtaren e Argjentinës.
Interi është i gatshëm ta shesë argjentinasin nëse paguhet vlera prej 111 milionë euro.























