10:17 / 31.10.2019
Palmer: SHBA-ja mbështet RMV-në në NATO dhe BE
Me kryeministrin biseduam për situatën në vend dhe rajon, si dhe për ndodhitë në Bruksel, tha diplomati i lartë amerikan Metju Palmer.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për miratimin e protokollit për anëtarësi në NATO në SHBA dhe për EU aspiratat e vendit tonë.
“Presim që Republika e Maqedonisë së Veriut për një kohë të shkurtër të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës. E riafirmuam edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për integrimin në BE, këtë ua përcjellim edhe partnerëve tanë europian”, deklaroi Palmer pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. /Alsat-m























