15:50 / 01.11.2019
Llapi shënon fitore me golin e Zhdrellës
Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 13-të në Ipko Superligë, në të cilën Llapi shënoi fitore kundër Drenicës, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mentor Zhdrella. Në pjesën e dytë, Drenica tentoi golin e barazimit por nuk arriti ta gjejë atë, edhe pse kishte disa mundësi të mira me Harmon.























