23:30 / 02.11.2019
Real Madrid luan baras me Real Betis
Real Madrid ka bërë një hap fals në La Liga, duke luajtur baras me Real Betis.
Skuadra e Zinedine Zidane ka shfaqur edhe një herë mungesën e konsistencës, duke luajtur 0:0 me Real Betis, shkruan lajmi.net.
Ndonëse u dëmtua nga VAR për mos akordimin e një penalltie, ‘Los Blancos’ nuk bëri shumë për fitoren.
Madrilenët patën mundësitë e tyre, por ato nuk u konkretizuan, për të bërë që nga kjo xhiro të dalin me vetëm një pikë.
Në këtë ndeshje nuk u dallua shumë ‘Topi i Artë’, Luka Modric, i cili është vlerësuar me notën 7.























