12:25 / 03.11.2019
Pirlo zbulon: Kisha mundësi të vesh fanellën e Romës, por...
Legjenda e futbollit italiane, Andrea Pirlo ka zbuluar se gjatë karrierës së tij si futbollit, kishte mundësi të kalonte tek AS Roma.
Ikona e “Zonjës së Vjetër” thotë se ka pasur kontakte mes dy klubeve, por në fund, ai mbeti tek torinezët.
“Para se të kaloja në Juventus, kisha mundësi të bëhesha lojtar i Romës. Ka pasur kontakte, por në fund nuk ndodhi asgjë”, tha Pirlo për “Radio Roma”.























