15:00 / 03.11.2019
Tottenham sytë ka Onana
Tottenham ka filluar të tregojë interesim për portierin e Ajax, Andre Onana.
Sipas mediave angleze forma e Hugo Lloris ka filluar t’i shqetësojë bordin e Spurs, gjë që ka shkaktuar të kërkojë zëvendësues. Nga ana tjetër edhe Ajax është i gatshëm të shesë portierin kryesor në skuadër.
Lloris është duke vuajtur nga një lëndim i frikshëm, ndërsa nuk ka qenë në formë për 12 muajt e fundit dhe klubi është i gatshëm ta lërë të lirë.
Ajax dëshiron 30-35 milionë euro për portierin me prejardhje nga Kameruni.























