Perez “i fiksuar” me Sterling, gati oferta për të joshur Cityn
BKT
Sport

Perez “i fiksuar” me Sterling, gati oferta për të joshur Cityn

Reali i Madridit ka fiksuar si objektiv transferimin e sulmuesit anglez të Manchester Cityt, Raheem Sterling, ndërsa drejtuesit po studiojnë ofertën ideale për të bindur kampionët në fuqi të Premier Leagues, të heqin dorë nga ylli i ekipit.

Së fundi, sipas mediave spanjolle, disa ndërmjetësues pritet të diskutojnë edhe njëherë nga afër me vetë sulmuesin, gjatë kohës që ky do të jetë në grumbullim me Anglinë dhe vetëm pas miratimit të Sterling, Reali do nisë joshjen e City-t.

Paraprakisht mendohet se Florentino Perez është gati të ofrojë kartonin e Gareth Bale dhe një shifër të majme prej plot 80 milionë eurosh, për të marrë Sterling, por fillimisht duhet kuptuar nëse Guardiola do të pranonte të punonte me uellsianin apo jo.

Megjithatë vlen të theksohet se negociata është vetëm në hapat e parë, pasi ky është nga ato transferime që bëhen të mundura vetëm në merkaton e verës, kohë kur madrilenët do të duhet të punojnë shumë për t’u përforcuar akoma.