16:25 / 05.11.2019
Chelsea gati 150 milionë euro për këta tre lojtarë
Chelsea është duke shfaqur interesim për tre lojtarë gjatë afatit dimëror.
Sipas mediave angleze, “blutë” kanë bërë gati 150 milionë euro për Wilfried Zaha, Ben Chilwell dhe Timo Wener.
Për momentin Chelsea është i dënuar dhe nuk ka të drejtë të blejë lojtarë, por në janar ky dënim mund të hiqet.
Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha është në formë të mirë dhe trajneri Frank Lampard dëshiron ta mbajë klubin me lojtarë të rinj, gjë që ka bërë të shfaqë interesim.
Chelsea ka nevojë për një qendërsulmues, andaj kërkon transferimin e Timo Werner, i cili mbetet i pëlqyer nga Liverpool.
Ndërsa Chilwell është në formë të shkëlqyer me Leicesterin, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen gjithashtu.























