16:04 / 06.11.2019
Zbardhet axhenda e samitit për shengenin ballkanik, merr pjesë dhe Rama
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Ohër, ku do të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.
Ndërkohë, ditën e diel do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00, transmeton oranews.
Në samit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur idenë e krijimit të ‘Shengenit të Ballkanit’.























