Mediumi zviceran për Zhegrovën: Ky është Messi kosovar i Baselit
Edon Zhegrova mezi e pret momentin e tij. Kur ndihmëstrajneri i gjuan topat në fushë, ai është i pari që e rrëmben një të tillë, shkruan mediumi zviceran “Blick”
Derisa e mban topin në ajër, nga lart e deri në gju, përsëri në këmbë e më pas në qafë – Edon Zhegrova është ai që në zhargon njihet si “një lojtar spektakolar”.
Një lojtar artist
Fatkeqësisht, djaloshi i ri, që prej ardhjes së tij në FC Basel nga klubi belg, Genk para një gjysmë viti, rrallhëherë e pati mundësinë t’i tregojë truqet e tij seriozisht. Një ndeshje e futbollit nuk është një shfaqje cirku.
Ata ende duhet t’ia thonë këtë atij me raste. Ai ka qenë vetëm katër herë në formacionin startues në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Dhe gjërat nuk janë përmirësuar as këtë edicion./Zeri/























