16:56 / 07.11.2019
Këto janë tri skuadrat që kanë kaluar grupet në Champions
Për katër grupe ka përfunduar edhe xhiroja e katër në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 16 ndeshje mjaftë interesante dhe tri klube kanë arritur të kualifikohen në raundin e ardhshëm.
PSG, Bayern Munich dhe Juventus, janë skuadrat që kanë arritur të kualifikohen në raundin tjetër. Të tri skuadrat nuk dinë për humbje në Ligën e Kampionëve.
Juventus dhe Bayern kanë arritur të fitojnë të gjitha ndeshjet, derisa Juventus ka tri fitore dhe një barazim.























