13:09 / 16.11.2019
Vuçiq shtrohet në spital
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën.
Një zyrtar i qeverisë bën me dije se gjendja e tij është stabilizuar.
Vuçiq është shtruar në spitalin ushtarak në Beograd për shkak të problemeve mbrëmjen e djeshme.























