12:26 / 18.11.2019
FSHF i fiton gati gjysmë milionë euro për një natë nga biletat
Mbrëmë është përuruar stadiumi i ri i Kombëtares së Shqipërisë, “Air Albania” në Tiranë, ku mysafir i parë ka qenë kampioni i Botës, Franca.
Impianti i ri i ka dhënë menjëherë frytet e saj që në ndeshjen përuruese.
Nga shitja e biletave, FSHF ka arkëtuar mbi 400.000 euro ose 500 milionë lekë të vjetra.
Stadiumi ka qenë i shitur në maksimumin e tij, me rreth 20.000 tifoz të pranishëm.























