14:29 / 25.11.2019
Dy gjigantë në garë për mbrojtësin Kulusevski
Juventus dhe Inter kanë hyrë në garë për mbrojtësin e Atalantas, Dejan Kulusevski.
19-vjeçari, që aktualisht është në huazim te Parma, ka marrë vëmendjen e disa skuadrave angleze e italiane.
Sipas disa raportimeve, drejtori sportiv i “zonjës së vjetër”, Fabio Paratici ka ndjekur nga afër lojtarin në ndeshjen e fundit kundër Bolognas.
Manchester United dhe Arsenal dëshirojnë të transferojnë suedezin dhe janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro.
Nga ana tjetër Juventus dhe Inter po “luftojnë” për titullin e Seria A dhe po dëshirojnë të forcojnë skuadrat.























