15:31 / 26.11.2019
Fox Sports pezullon me një javë legjendën Van Basten
Fox Sports ka pezulluar për një javë nga pozicioni si opinionist, legjendën holandeze Marco Van Basten për shkak të një përshendetjeje naziste që ky i fundit ka bërë në komentin live gjatë sfidës mes Ajaxit dhe Heracles-it.
Në fakt ajo e Van Basten ishte thjeshtë një batutë siç e ka konfirmuar vetë ai më pas, por një batutë që ylli holandez do ta paguajë shtrenjtë. Fox Sports ka bërë gjithashtu me dije se pagesa e një jave e Van Basten do t’i dhurohet një fondacioni holandez që mbledh të dhënat mbi luftën e dytë botërore.























