Stoltenberg: NATO do të përgjigjet ndaj çdo sulmi ndaj Polonisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Stoltenberg: NATO do të përgjigjet ndaj çdo sulmi ndaj Polonisë

NATO do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj Polonisë apo shteteve baltike. Kjo është porosia e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

“Përmes prezencës së forcave të NATO-s, në Poloni dhe në shtetet baltike, i dërgojmë shumë sinjal të fortë Rusisë – nëse ka sulm ndaj Polonisë apo shteteve baltike, e gjithë Aleanca do të përgjigjet”, tha Stoltenberg, para Samitit të NATO-s.

Ai theksoi se NATO nuk ka listë të armiqve, por do të përgjigjet atje ku është nevoja.

SHBA-ja paraprakisht i bën thirrje Turqisë, ta mbështesin planin mbrojtës të NATO-s, për Poloninë dhe Baltikun. Mirëpo, deri tash Turqia ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se NATO-ja duhet më tepër të mbështes politikisht Ankaranë, në luftën kundër milicisë kurde në Siri.

Stoltenberg, theksoi se nuk i kundërvihet qëndrimit më të fuqishëm të BE-së, por shtoi se nuk ka kuptim në tentimin për ta zëvendësuar NATO-n.

Ndryshe, sot dhe nesër në Londër zhvillohet Samiti i NATO-s, ku pritet të kremtohet edhe 70 vjetori i themelimit./MIA


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota