Maqedonia e Veriut në vendin 67 të PISA-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedonia e Veriut në vendin 67 të PISA-së

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 67 nga testimi ndërkombëtar i vitit të kaluar – PISA, për nxënësit e shkollave të mesme nga mosha 15 vjeçare. Rezultatet sot i publikoi Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

Sipas tyre, nxënësit e shkollave te mesme nga Maqedonia e Veriut, janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 pikë për matematikë dhe 413 pikë për shkencat natyrore. Testimi është realizua në 79 shtete apo ekonomi.

Në vendin e parë të listës së OECD-së, është renditur Kina, vijon Singapori, pastaj Makao (Kinë) dhe vendi i katërt për Hong Kongun. Nga vendet e Evropës, e para është Estonia, gjegjësisht e pestë në listë. Ndërkohë nga vendet e rajonit e para është Slloveni, gjegjësisht e 21 në listën OECD-së, vijon Kroacia e 29, Serbia e 45, Mali i Zi i 52, Bosnja dhe Hercegovina e 62 dhe Kosova e 75.

Vitin e kaluar këtij testimi në vendin tonë iu nënshtruar 5500 nxënës nga shkollat e mesme, të cilët u testuan në tri kategori. Programi ndërkombëtar për testim të njohurive dhe aftësive të nxënësve filloi në vitin 2000 me qëllim të vlerësimi të njohurive të nxënësve në shkencë, matematikë dhe shkrim.

Nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut, testimit PISA iu nënshtruar në vitin 2000 dhe 2015, kur u fituan rezultatet nën mesataren ndërkombëtare. Në testimin e realizuar katër vite më parë vendi ynë ishte renditur në fund të listës, gjegjësisht i 72 në botë, së bashku me Tunisin, Kosovën, Alzhirin dhe Republikën Dominikane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota