17:11 / 04.12.2019
Barcelona mendon ta shes edhe një mesfushor
Carles Alena është në një situate tejet të vështirë te Barcelona, ku prej 109 ditësh nuk e shikon fushën e blertë në ndeshje zyrtare.
Mesfushori i ri, që shihej si talent i rëndësishëm i dalë nga La Masia nuk është në planet e Valverdes dhe po merr në konsideratë largimin nga katalanët.
Prej kohësh Tottenhami dhe Sevilla po e ndjekin të riun, por Barcelona nuk e shet pa të drejtë riblerjeje, pasi i trembet shpërthimit të lojtarit në të ardhmen.
Një mundësi e mire, sipas drejtuesve, do të ishte edhe huazimi në një ekip tjetër në La Liga, ku mund të vëzhgohej rregullisht edhe nga stafi teknik.























