Hadërgjonaj pritet të ndërrojë ambient, bashkohet me Muriqin

Hadërgjonaj pritet të ndërrojë ambient, bashkohet me Muriqin

Florent Hadërgjonaj mund të largohet nga Huddersfield në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, mund të vendos për një afrim te Fenerbahce në janar, për t’u larguar nga Huddersfield Town.

Fenerbahce raportohet se do të përdorë Vedat Muriqin, për të bindur Hadërgjonajn.

Lojtarët kanë raporte të mira e Kombëtarja e Kosovës, dhe kjo mund të ndikojë që të bashkohen në Superligën e Turqisë, te Fenerbahce.

25 vjeçari Hadërgjonaj te Huddersfield është transferuar nga Ingolstadt në vitin 2017.