“Jo Hidrocentrale”, marshohet kundër ndryshimeve klimatike
Sharr Travel

“Jo Hidrocentrale”, marshohet kundër ndryshimeve klimatike

Qytetarë të shumtë po marshojnë sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të kundërshtuar ndryshimet klimatike.

Marshi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të përfundoj para ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Qytetarët po marshojnë me thirrje “Jo Hidrocentrale”.

Sipas tyre, termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ka Kosova.

Organizatori i këtij marshi, Granit Thaçi, tha se qytetarët po përballen me shumë probleme.

Ai tha se ministria në fjalë nuk po jep informacione ndërkaq qyettarët po thithin ajër të pa pastër.

“Është mbajtur marshi i organizuar “Gaja” dhe “Termokiss” kundër ndryshimeve klimatike. Këtë vit e kemi pas vit më të nxehtë, njerëzit kanë mbet pa ujë, mbeturina ka në lumenj, edhe kryesorja është se janë duke ndërtuar hidrocentrale. Kjo ministri nuk po jep informacione, gjetja e prerja e pyjeve, mijëra shtëpi po djegin qymyr, shteti po dështon , ne po thithim ajër të pa pastër”, tha Thaçi, raporton EO

Pas fjalimit qytetarët mbollën pemë në dy lokacione të ndryshme.