Bexheti: Ligji i përdorimit të gjuhës nuk duhet të ndryshohet
Sharr Travel

Bexheti: Ligji i përdorimit të gjuhës nuk duhet të ndryshohet

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Flakron Bexheti foli për ndikimin që do të ketë opinioni i Komisionit të Venecias mbi përdorimin e dygjuhësisë dhe prespektivën e alencave të partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme.

Opinioni Komisionit të Venecias krijon një situatë të re politike, tha zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët, Flakron Bexheti. Megjithatë partia e tij mendon se ky është vetëm një opinion dhe vlerësim dhe nuk është detyrim.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, që nuk është vetëm për gjuhën shqipe, tha ai u soll në vitin 2018 dhe ishte parakushti kryesor që kryeministri Zaev të arrinte të bënte një koalicion qeveritar. Ky ligj është cilësuar si një e arritur që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe dhe një ndër arsyet kryesore për post Marrëveshjes së Prespës ku Maqedonia e Veriut e ndërroi emrin e saj, sjella e ligjit të gjuhëve e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Maqedoninë që të bëhet pjesë e Natos. Aleanca për Shqiptarët, sipas tij nuk do të pranonte ndryshimin e ligjit.