14:38 / 09.12.2019
Kosova do të luajë miqësore me Suedinë
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Doha të Katarit, më 12 janar dhe do t’i shërbejë përzgjedhësit Bernard Challandes në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, më 26 mars në gjysmëfinale të “play-off”-it në Ligën e Kombeve. FFK ka bërë të ditur se detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00.























