VIDEO-Dokumentari ekskluziv nga SHBA `Sinjalizuesit e korrupsionit`
Sharr Travel

VIDEO-Dokumentari ekskluziv nga SHBA `Sinjalizuesit e korrupsionit`

Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka shfaqur dokumentarin ekskluziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”.

Kosova ka një vit që e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe qëllimi i realizimit të këtij dokumentari, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, është vetëdijësimi për praktikat e mira të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mobilizuar të gjithë akterët institucional, zyrtarët publikë dhe punësuarit në sektorin privat për të luftuar keqpërdorimet përmes sinjalizimit.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” shfaq praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa shtete në ShBA, si në Washington DC, New York, Chicago dhe Miami.

Në këto katër shtete të SHBA-së janë intervistuar protagonistë sinjalizues të korrupsionit, aktiviteteve tjera kriminale dhe shkeljeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë hulumtues.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” është shfaqur në emisionin “Betimi për Drejtësi”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2019”, aktivitet tradicional që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi