Lazio i ofron 20 milionë euro për Muriqin
Sharr Travel

Lazio i ofron 20 milionë euro për Muriqin

“Biancocelesti” synojnë ta mposhtin konkurrencën e Tottenhamit, i cili është klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm kosovar.

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, falë performancave të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Express.

Klubi më i interesuar për sulmuesin kosovar është Tottenhami, i cili e ka vëzhguar në disa ndeshje.

Mirëpo, mediat turke shkruajnë se nënkampionit evropian konkurrencë po i bën Lazio.

Drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për gjigantin nga Stambolli.

Sipas mediumit turk “sporx.com”, Lazio e ka gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për transferimin e futbollistit prizrenas.

25 vjeçari i ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Atë e duan edhe Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti.