Philip McKeon vdes në moshën 55-vjeçare
Sharr Travel

Philip McKeon vdes në moshën 55-vjeçare

Aktori i njohur për fëmijë, Philip McKeon, ka ndërruar jetë të martën në moshën 55- vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i familjes. “McKeon vdiq në Teksas pas një sëmundjeje të gjatë”, tha zëdhënësi i familjes Jeff Ballard në një njoftim për lajmet.

“Ne jemi të gjithë të shkatërruar për vdekjen e Phil. Ndjenja e tij e mrekullueshme e humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë ata që e njohën”, vazhdon më tej Ballard.

Aktori u bë i njohur me rolin e Tommy Hyatt, djali i personazhit titullar në shfaqjen televizive “Alice”, i luajtur nga Linda Lavin dhe që u transmetua nga viti 1976 deri në vitin 1985.

McKeon lë pas motrën e tij, Nancy McKeon, e cila luajti në “Facts of Life”.

Pasi përfundoi “Alice”, McKeon vazhdoi të shkëlqente në një pjesë të vogël të projekteve të tjera. Paraqitja e tij e fundit në ekran ishte “Ghoulies IV” e 1994-ës. Ai gjithashtu drejtoi një film dhe prodhoi disa të tjerë, përfshirë “Teresa’s Tattoo”, teksa luajti me motrën e tij.

McKeon më vonë punoi në industrinë e lajmeve dhe ishte i pranishëm në një radio në Wimberley, Texas, afër familjes.