Plagjiatura, ministrit të Vuçiqit i anulohet doktorata
Sharr Travel

Plagjiatura, ministrit të Vuçiqit i anulohet doktorata

Senati i Universitetit të Beogradit në mënyrë unanime ka vendosur që të anulojë mbrojtjen e doktoratës nga ministri i Financave të Serbisë, Sinisa Mali, për shkak të se ky i fundit e ka kopjuar doktoratën e tij

32 anëtarët që kanë qenë të pranishëm në Komitetin e Etikës kanë vendosur pro anulimit të doktoratës së tij, dhe askush nuk ka kërkuar ndonjë sqarim shtesë rreth vendimit, raporton N1., raporton Express.

 Ky vendim i senatit është final, ndërkohë kandidati mund të ankohet ndaj një vendimi të tillë në Gjykatën Administrative.

Sinisa Mali është bashkëpartiak i Aleksander Vuçiqit.