Barça e do me çdo kusht Martinez-in, Interi kërkon 100 milionë euro
BKT
Sport

Barça e do me çdo kusht Martinez-in, Interi kërkon 100 milionë euro

Gjiganti italian, Barcelona duket se është i vendosur për ta blerë yllin e Interit, Lautaro Martinez, raportojnë mediat spanjolle, përcjell RTKLive.com.

Argjentinasi pëlqehet nga kampionët e Spanjës. “Blaugranat” tashmë janë duke menduar për pasuesin e Luis Suarez, dhe siç mësohet, Martinez është objektiv i katalonasve.

Barcelona e do më çdo kusht yllin e Interit, por sipas medieve iberike, “Nerazurët” për të hequr dorë nga Martinez kërkojnë jo më pak se 100 milionë euro.

Thuhet se negociatat mes Barcelonës dhe Interit do të nisin shumë shpjetë, dhe klubi spanjoll synon që lojtarin ta sjell në “Camp Nou” në verën që vjen.