Greqia në mbështetje të plotë të Maqedonisë së Veriut
Sharr Travel

Greqia në mbështetje të plotë të Maqedonisë së Veriut

Mëngjesi joformal i punës i shefave të diplomacive nga BE-ja dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që u mbajt të hënën në Bruksel, me nismë të Greqisë, sipas burimeve diplomatike greke kaloi në atmosferë shumë më të mirë se takimet e kaluara joformale me ministrat evropianë në kuadër të përpjekjeve greke për t’i ndihmuar dy vendet në marrjen e datës, e si fakt jashtëzakonisht të rëndësishëm e cekin pjesëmarrjen e 20 ministrave

.Nisma e Greqisë është në kuadër të politikës greke të bazuar në agjendën e Selanikut, sipas të cilës Athina e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Burime diplomatike greke njoftojnë se Athina do të bëjë gjithçka mundet për t’i ndihmuar dy vendet, komentojnë se Greqia dëshiron në veri të ketë fqinj stabil me të ardhme evropiane, ndërkaq kur të piqen kushtet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të jenë aleate më të mira të Greqisë.

Burimet e njejta, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, paralelisht sqarojnë se Greqia është kundër ndarjes së kandidaturave, përkatësisht se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku, në pako të marrin datë për fillim të negociatave inkuadruese me Unionin dhe theksojnë se procesi inkuadrues në BE, paralelisht është edhe proces i reformave të brendshme për vetë vendet.