Super-Rrahmani dyfishon vlerën e tij në edicionin e parë në Itali
Sharr Travel

Super-Rrahmani dyfishon vlerën e tij në edicionin e parë në Itali

Kalimi te Hellas Verona ka qenë një hap i qëlluar për futbollistin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi i Kosovës po bën paraqitje të jashtëzakonshme te kjo skuadër në Serie A.

16 ndeshje të luajtura dhe që të gjitha si titullar, kanë bërë që 25 vjeçarit t’i rritet vlera tashmë.

Në ueb-faqen e njohur për vlerat e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, Rrahmani tashmë vlen dyfishi më shumë, transmeton Sport.

Nga 3 milionë sa kishte vlerën, tashmë prishtinasi vlen 6 milionë euro. Me këtë shifër, Rrahmani bëhet një nga futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares së Kosovës.

Kurse, futbollisti me vlerën më të lartë te Kosova vazhdon të jetë Milot Rashica, i cili kap vlerën prej 20 milionë euro.