13:44 / 15.12.2019
Solskjaer insiston për Haaland, ja zhvillimet e fundit
Është njeriu më i kërkuar i momentit. Talenti norvegjez i Salzburgut, Erling Haaland në “radarët” e top-klubeve evropiane.
Sipas medieve britanike, klubi i madh anglez, Manchester United duket se është një hap përpara klubeve tjera për të transferuar norvegjezin.
“Timonieri” i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se ka udhëtuar në Salzburg për të biseduar personalisht me bashkëkombësin e tij.
Haaland është duke treguar sezon të madh, dhe duke se ardhmja e tij, do të jetë në një nga klubet e mëdha evropiane.
Përveç Unitedit, ylli norvegjez është duke u monitoruar edhe nga Real Madrid e Barcelona.























