Gattuso: Nuk ia kemi frikën Barcelonës
BKT
Sport

Gattuso: Nuk ia kemi frikën Barcelonës

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk do të frikësohet nga sfida me Barcelonën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, por thotë se e shijon faktin se do të jetë një duel fantastik.

Trajneri italian, i cili javën e kaluar e zëvendësoi të shkarkuarin Carlo Ancelotti, foli pas shortit në Ligën e Kampionëve, i cili deshi që skuadra e tij të përballet me kampionin spanjoll në fazën e 16 më të mirëve, transmeton Express.

“Barcelona është ekip i madh dhe sfidë e madhe për ne, do t’i kemi dy ndeshje fantastike”, tha Gattuso pas shortit.

“Por ne do të përballemi me ta pa frikë”, këmbënguli ai.

Ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë e para për Gattuson në Champions, pasi Ancelotti u shkarkua pas ndeshjes së fundit në grupe.